Lajme

Kuzhinieri 18-vjeçar shqiptar po lufton që të mos dëbohet nga Anglia

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 30 August 2017

Përkundër se është treguar një kuzhinier shumë i mirë, është integruar mirë dhe dëshiron të qëndrojë në Britaninë e Madhe, 18-vjeçari shqiptar rrezikon të dëbohet. Ai po lufton me të gjitha mjetet për të qëndruar në Angli, por kjo duket e pamundur.

Ali, tashmë 18-vjeçar, kishte shkuar në Angli, pasi po torturohej nga babai i tij. Por, autoritet i kanë refuzuar qëndrimin dhe ai është pranë dëbimit, shkruan ‘BBC’, në një tjetër shkrim për shqiptarin, i cili është bërë sensacion në Angli, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët kanë thënë se ai duhet të kthehet në shtëpi, pasi nuk përballet me rrezik real. Kujdestari i tij, John Stones, ka filluar një fushatë online për të rritur ndërgjegjësimin për rastin e Aliut, dhe ai ka apeluar në Gjykatën e Emigracionit në Newport.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nuk mund të adaptonte Aliun, megjithatë, nëse kthehet në Shqipëri, ai do të shkonte me të. “Unë nuk mund të jem baba i natyrshëm i Aliut, por unë jam babai i parë që ka pasur”, ka thënë ai.

Shqiptari ka marrë mbështetjen edhe nga Simon Hulstone, i cili drejton restorantin “Elephant” në Torquay, Devon. “Ai ka një karrierë premtuese para tij dhe ne duam që ai të bëjë më të mirën në jetën e tij”.

Kërkesa e parë e shqiptarit është refuzuar dhe tashmë ai është në prag të dëbimit. 18-vjeçari ka thënë se nuk mund të përballoj kthimin në shtëpi. “Shkuarja në shtëpi do të vriste gjithçka që kam krijuar”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera