Kuvendit do t’i merren nëntë agjenci
Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 03 July 2018
Nga “çatia” e Kuvendit do të hiqen nëntë agjenci të pavarura, përfshirë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ato do t’i kalojnë Qeverisë dhe disa sosh do të fuzionohen në departamente ekzistuese të ministrive.
E dhëna është deklaruar në një koncept-dokument të Qeverisë, i nxjerrë të hënën, shkruan sot Koha Ditore. Në të flitet për valën e parë të racionalizimit dhe vendosjes së vijave të llogaridhënies për këto institucione.
Qëllimi synohet të mbërrihet duke prekur në nëntë ligje dhe për secilën nga nëntë agjencitë janë zhvilluar opsione se si mund të akomodohen nën ombrellën e ministrive të caktuara.
Përpos AKP-së, këto janë agjencitë e tjera që do të ndryshojnë në strukturë ose në vijë të llogaridhënies, nga Kuvendi në Qeveri: Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT); Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK); Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM); Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC); Akademia e Drejtësisë (AD); Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKM); Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKVP) dhe; Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF).
Në rajon, Kosova është vendi me numrin më të madh të agjencive që raportojnë në Kuvend. Të tilla janë 33. Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2018 ka trajtuar edhe problemin e numrit të agjencive dhe midis të tjerash ka kërkuar rishikimin e tyre.
Të tjera
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...