Lajme

Kuvendi vazhdon seancën

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 30 November 2017

Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdoj punimet sot duke filluar nga ora 11:00.

Në seancën e mbajtur djejanë miratuar disa projektligje, mirëpo, kanë mbetë edhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Këto janë pikat e rendit të ditës që vazhdojnë për shqyrtim:

-Advertisement-

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera