Lajme

Kuvendi ua zbret pagat punëtorëve të Ndërmarrjeve Publike

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 02 February 2019

Me ligjin e ri për paga, punëtorët e ndërmarrjeve publike do të marrin paga më të vogla nga sa i kanë marrë deri më tani. Në Kuvendin e Kosovës, të shtunën është vendosur që atyre t’u ndryshohet koeficienti i pagës në minimum 1 deri në maksimum 7, shkruan inFokus.

Kjo, përfshinë të gjitha ndërmarjet publike të cilat financohen më shumë se 50 për qind nga buxheti i shtetit.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka thëën se ndërmarrjet publike nuk mund të kenë paga sipas dëshirës edhe nëse paratë i marrin nga buxheti. Ai, shton se ndërmarrjet që sigurojnë mbi 50 për qind e buxhetit nga të ardhurat personale, mund të caktojnë pagë edhe më të lartë se që e përcakton ligji./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera