Lajme

Kuvendi do të përsërisë rezolutën e para një viti për të drejtat e punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 31 May 2018

Më shumë se një vit është bërë që kur Kuvendi i Kosovës ka diskutuar lidhur me të drejtat e punëtorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Atëherë u pati propozuar dhe miratuar një rezolutë, shumë pika të së cilës, sipas iniciuesit të debatit parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, shefit të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca, nuk janë respektuar nga Qeveria.

Kjo, ka thënë Konjufca, i ka shtyrë që këtë temë ta rikthejnë sërish në Kuvend. Ai në vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara më 17 maj 2018, ka deklaruar se të drejtat e punëtorëve shkelen në mënyrë sistematike, çdo ditë. Qeveria e shteti i Kosovës, sipas tij, nuk janë aktivë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

-Advertisement-

Mungesa e sigurisë në punë, puna jashtë orarit e pa kompensim, mosrespektimi i kontratës kolektive, puna pa kontratë, mospagesa e kontributeve, mosrespektimi i festave zyrtare, mospagesa e punës gjatë orarit të natës, mosrespektimi i pushimit vjetor e atij të lehonisë, kanë qenë disa prej problemeve për të cilat kanë diskutuar deputetët. Ata kanë ngritur edhe çështjen e numrit të vogël të inspektorëve të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera