Lajme

Kuvendi sot i vazhdon punimet me 14 pika të rendit të ditës

Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 30 May 2018

Kuvendi i Kosovës pritet që sot t’i vazhdojë punimet nga seanca e kaluar e mbetur me 14 pika të rendit të ditës.

Seanca e sotme është vazhdim i seancës së papërfunduar të 17 majit, 2018.

Rendi i ditës për seancën e nesërme:

-Advertisement-

Votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
Votimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
Votimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,
Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,
Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera