Lajme

Kuvendi sot do të debatojë për shkarkimin e Zvërlevskit

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 12 July 2017

Kuvendi i RM-së sot për të satën në vazhdimin e seancës së gjashtë duhet ta fillojë debatin për propozim-shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, por më pas e ndërpreu seancën dhe e caktoi për disa orë më vonë, njofton AIM.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së për shkak të kryerjes së punës joligjore, jo me kohë dhe joprofesionale.

-Advertisement-

Kërkesën për shkarkim, Qeveria e ka parashtruar edhe te Këshilli i prokurorëve publikë, i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera