Lajme

Kuvendi sot shqyrton buxhetin në lexim të dytë

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 17 December 2021

Sot mbahen tri seanca në Kuvend.

Në një seancë që nis nga ora 10:00 do t’i adresohet Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë në një seancë të jashtëzakonshme që fillon nga ora 11:00, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

-Advertisement-

Nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor.

Në rend dite do të jenë tri pika:

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera