Lajme

Kuvendi sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 06 May 2021

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të fillojë në ora 10:00. Përmes një njoftimi është bërë i ditur edhe rendi i ditës

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Advertisement-

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës:

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera