Lajme

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 12 October 2023

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, tha se këtë seancë e kanë thirrur për ta miratuar rezolutën e cila, sipas tij, është në shërbim të Policisë së Kosovës, forcimit dhe mbështetjes së tyre.

Ai ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera