Lajme

Kuvendi sot mban seancë plenare, ja rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 24 February 2022

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare. Në rend ditë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare të re. Në rend ditë janë disa pika, ku përfshihen shqyrtimi i Projektligjit për sigurime shoqërore mes Kosovës e Shqipërisë, lehtësirave doganore me Shqipërinë, Shqyrtimi i Projektligjit për Qeverinë, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, si dhe disa pika të tjera.

Rendi i plotë i ditës:

-Advertisement-

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,
5. Debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
8. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera