Lajme

Kuvendi sot i vazhdon punimet

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 23 June 2020

Kuvendi sot do të vazhdojë punimet e seancave. Kuvendi në pjesën e parë do të vazhdojë seancën plenare, kurse në pjesën tjetër do të mbajë seancë të re.

Rendi i ditës

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

-Advertisement-

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Vendi: Në sallën e Kuvendit. Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
6. Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
7. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z, Avdullah Hoti,
8. Raportim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Vendi: Në sallën e Kuvendit. Koha: 11:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera