Lajme

Kuvendi i Shqipërisë mbyll punimet, pa opozitën

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 04 May 2017

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur punimet për këtë mandat katërvjeçar pa praninë e opozitës.

Pas votimit të ligjeve të fundit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se reforma në drejtësi ishte një nga punët më të mira që ka realizuar ky parlament dhe shprehu keqardhjen për mungesën e deputetëve të djathtë.

“Besoj se kush më shumë e kush më pak, sipas mundësive apo dhe agjendave politike, u përpoqëm t’i japim qytetarëve një paketë të rëndësishme legjislative, që do t’i shërbejë hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit në BE”, ka thënë Meta.

-Advertisement-

“Ndjej keqardhje të shoh në këtë seancë mungesën e kolegëve të opozitës, por kur ka vullnet ka mundësi për të rikthyer normalitetin dhe dialogun politik për çështjet që duhet të përballojmë së bashku. Megjithatë, kjo panoramë e padëshirueshme nuk mund të zbehë punën voluminoze që kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera