Lajme

Kuvendi shpall tender 300 mijë euro për 600 bileta avionësh

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 14 June 2024

Kuvendi i Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 300 mijë euro për furnizim me 600 aviobileta për 24 muajt në vijim.

Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se çmimi i parashikuar për një biletë është 490 euro.

Por, më poshtë në sqarimin e Kuvendit thuhet se vlera e biletës prej 490.00 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online, raporton Front Online.

-Advertisement-

Më tutje në njoftim thuhet se kategoria e biletave do të jetë vetëm të kategorisë ekonomike. Destinacionet e udhëtimit bazuar në ndarje regjionale në vlera të përafërta do të jenë: 60% shtetet e Evropës së Mesme ndërsa 40% do të jenë jashtë kësaj zone përfshi Evropën perëndimore, Amerikën dhe Azinë (shtetet Arabe).

Për Operatoret Ekonomik që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë proces prokurimi duhet të ketë qarkullim në tri vitet e fundit (2021, 2022, 2023) në total jo më pak se 600,000.00 Euro.
Gjithashtu sipas dosjes se tenderit Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri) vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë – në total në vlerë jo më pak se 450,000.00 €.

Hapja e tenderëve për këtë proces Prokurimit bëhet me 26 korrik të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera