Lajme

Kuvendi shkon ne pauzë 30 minutëshe

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 03 April 2021

Pas dy votimesh për zgjedhjen e presidentit të vendit, ku dy herë radhazi dështoi zgjedhja e presidentes në mungesë të kuorumit pasi nuk arrti të ketë 80 vota në kuti duke mos krijuar kuorumin e nevojshëm për të proceduar në raundin e dytë e të tretë, kuvendi ka shkuar në pauzë prej 30 minutave, shkruan Gazeta Infokus.

Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar me një orë e gjysmë vonesë dhe po vazhdon edhe tash, ndërsa për vazhdimin e saj kryetari i kuvendit Glauk Konjufca tha se do t’i informojë deputetët pas kthimit nga pauza 30 minutëshe./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera