Lajme

Kuvendi rifillon punën të enjten

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 21 November 2017

Pas një pushimi të gjatë Kuvendi i Kosovës pritet ta rifillojë punën këtë të enjte, duke filluar seancën plenare nga ora 10:00.

Kështu u vendos në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën, me ç’rast u bë e ditur se në këtë seancë do të diskutohet mbi 23 pika të rendit të ditës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës prejse është konsituuar ka mbajtur vetëm 4 seanca, duke neglizhuar thuajse tërësisht punën gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

-Advertisement-

E përderisa përfaqësuesit e partive opozitare gjatë ditës së djeshme fajësuan kryetarin e Kuvendit për një gjë të tillë, ky i fundit tha se ishin pikërisht grupet parlamentare të të gjitha subjekteve politike ato që kishin kërkuar që të mos kishte seanca gjatë kësaj periudhe.

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, duke kritikuar Veselin, tha se arsyeja pse janë grumbulluar aq shumë pika të rendit të ditës ka të bëjë me numrin e vogël të seancave të mbajtura deri më tash.

“Është pikërisht për faktin se janë mbajtur vetëm 2 ose tri seanca prejse janë konsitutuar institucionet. Kjo tregon një papërgjegjshmëri të kryetarit të Kuvendit karshi seancave parlamentare”, deklaroi ajo, shkruan tutje “Zëri”.

Haxhiu më tej bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja që t’ia lëshojë zyrën (meqë është grupi më i madh parlamentar).

“Çështja tjetër që kemi diskutuar, që e kemi pasur kërkesë, është lëshimi i zyrave të LVV-së nga Grupi Parlamentar i PDK-së. LVV-ja ka kërkuar që PDK-ja t’ia lejojë zyrat grupit më të madh parlamentar, LVV-së. Presim që pas kësaj mbledhjeje të kryesisë të kemi edhe lirimin e zyrave për lëvizjen ‘Vetëvendosje’”, shtoi ajo.

Mirëpo kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se një çështje e tillë mund të zgjidhet shumë shpejt nëpërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Krejt çka kam kërkuar është që t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse, sepse e qartësojnë për një javë. Por ndoshta u intereson që të merren me kauza”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera