Lajme

Kuvendi pret Milaim Zekën e Nait Hasanin të kthehen nga Podgorica

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 28 February 2018

Seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin pritet të mos nisë pa u kthyer nga Mali i Zi deputeti i Partisë Demokratike, Nait Hasani e ai i NISMA-s, Milaim Zeka. Ata bashkë me deputetët e grupit parlamentar për Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po qëndrojnë në Podgoricë.

Infokusi merr vesh se Hasani e Zeka janë nisur tashmë nga Podgorica për në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë ne seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

Në Podgoricë po qëndrojnë edhe deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli,  Valon Ramadani e Rasim Selamanaj i AAK-së./Infokusi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera