Ekonomi

Kuvendi pezullon një vendim të paligjshëm dhe diskriminues për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 03 August 2017

Ndonëse zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë kanë shprehur druajtjen se GIZ-i gjerman do të hidhërohet me vendimin për pezullimin e vendimit me të cilin qytetarët e Vushtrrisë ishin kushtëzuar që me rastin e regjistrimit të automjeteve të paguajnë për mbeturinat, kuvendarët e Vushtrrisë kanë vendosur pro pezullimit

Një vendim krejtësisht joligjor i Kuvendit të Vushtrrisë kishte obliguar qytetarët e kësaj komune që me rastin e regjistrimit të automjeteve paraprakisht t’i kryejnë obligimet ndaj kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti”, Njësia në Vushtrri, është pezulluar.

Ndonëse një vendim i tillë që diskriminonte qytetarët ishte kundërshtuar nga ata, secili banor i Vushtrrisë i cili ka poseduar automjet ka qenë i kushtëzuar që për ta regjistruar automjetin të paguajë për mbeturinat. Shumë qytetarë të Vushtrrisë në pamundësi për t’i paguar borxhet për mbeturina të grumbulluara me vite janë detyruar që të gjejnë mënyra të ndryshme për t’i regjistruar veturat e tyre, madje edhe me forma të paligjshme. Duke parë këtë situatë diskriminuese për qytetarët asamblistët e Vushtrrisë në mbledhjen e fundit kanë vendosur që ta pezullojnë vendimin, ndonëse përkohësisht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera