Lajme

Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e rezolutës se propozuar nga opozita, kjo e fundit lëshon seancën

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 26 January 2022

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet e seancës ku në fillim saj u hodh në votim draft-rezoluta e propozuar nga opozita kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe që të ofrohen alternativa të reja nga Qeveria.

Por, ky propozim nuk kaloi ngase kuvendi nuk kishte kuorum.

Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.

-Advertisement-

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mosvotimin e rezolutës nga deputetët e LVV-së e konsideroi si koordinim të tyrin me kryeministrin dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të vazhdojmë më tutje të qëndrojmë në seancë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarët në këto momente sesa hudhja poshtë e këtyre bllok-tarifave”, tha ai.

Pas PDK-së edhe LDK e AAK e lëshuan seancën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera