Lajme

Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e marrëveshjes për programin e shkëmbimit akademik Kosovë-SHBA

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 24 December 2021

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës se sotme nuk ka pasur kuorum për votimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Në këtë proces të votimit 60 vota ishin për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se pasi që amendamenti nuk është votuar, nuk vazhdohet as me marrëveshje.

-Advertisement-

“Nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e kësaj marrëveshje, 60 vota kanë qenë për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim. Amandamenti nuk ka pasur mundësi të votohet, kështu që nuk vazhdojmë as me marrëveshjen, sepse duhet të ketë kuorum për këtë çështje”, tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera