Lajme

Kuvendi nuk e miraton kërkesën e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 20 January 2022

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin procedural të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me thirrjen e një debati për të diskutuar për shtrenjtimin e energjisë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të kthehet në seancë dhe të diskutojnë lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës propozon një plotësim-ndryshim në lidhje me rendin e ditës së kësaj seance. Si Grup Parlamentar dje kemi paraqitur kërkesë për një debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria e Kosovës rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe këtë debat nuk e kemi menduar për sot, mirëpo duke pasur parasysh sot prezantimin e kryeministrit dhe Qeverisë, konsiderojmë që një çështje e tillë duhet të diskutohet”, ka thënë Tahiri ne kuvend.

-Advertisement-

Iniciativa e PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme për t’u futur në rend dite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera