Lajme

Kuvendi në mungesë kuorumi dështon t’i votoj tri marrëveshje ndërkombëtare, shtyhet seanca

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 26 September 2024

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i votoj tri marrëveshje ndërkombëtare, duke bërë që seanca e sotme të dështoj.

Projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

“Nuk ka kuorum për ta votuar këtë marrëveshje ndërkombëtare. I mbetet një seance të ardhshme”, ka deklaruar Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Në mungesë të kourumit, Kuvendi s’arriti ta kalojë as Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore. Në votim morën pjesë 74 deputetë.

Marrëveshja e tretë që dështoi të miratohej ishte ajo për kredi mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera