Lajme

Kuvendi në ‘gjumë’, 4 seanca për 54 ditë

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 30 October 2017

Vetëm 4 seanca janë mbajtur gjatë 54 ditëve të fundit, prej kur është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Madje këto seanca u vendos të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Që nga konstituimi i Kuvendit, më 7 shtator të këtij viti, deri më tash janë mbajtur vetëm 4 seanca, seanca këto që vendosën të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit.

Por, pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, balotazhi sërish është një mundësi e afërt që Kuvendi përsëri ta stopojë punën e vet, ashtu siç bëri gjatë zgjedhjeve lokale, ku për afro një muaj qysh nga fillimi i saj ndaloi punën për të vazhduar përsëri më 2 tetor, shkruan tutje “Zëri”.

-Advertisement-

Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kjo legjislaturë ka qenë mjaft anemike në punën e saj dhe se Kuvendi po neglizhon punën, e duke vepruar kështu po ngecin edhe proceset që janë prioritete për vendin e që Kuvendi do të duhej ta shtonte në kalendarin e tij të punës numrin e seancave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera