Lajme

Kuvendi miraton vendimin e qeverisë për masat e emergjencës për furnizim me energji

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 29 Dhjetor 2021

Kuvendi ka miratuar sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, pasi dje nuk kishte kuorum për aprovimin e këtij vendimi.

Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër.

Ishte kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi që të votohet sërish sot për këto masa.

-Advertisement-

Meqë kjo pikë nuk u votua dje në mungesë kuorumi u desh që të votohet për mocion procedural që e njëjta të hidhet në votim edhe sot.

Për këtë mocion 77 deputetë nga 95 sa ishin të pranishëm votuan pro, nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy