Kuvendi miraton raportin e ARKEP-it për vitin 2016
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 26 January 2018
Deputetët e Kuvendit me 47 vota për, 18 kundër dhe 6 abstenime, kanë miratuar raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Megjithatë, gjatë shqyrtimit të tij, opozita pati kritika të shumta, sidomos rreth operimit të operatorëve ilegal serbë në Veri.Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka kritikuar përdorimin e objekteve fetare dhe arsimore për aktivitetet ilegale të operatorëve serbë në Kosovë. Ai kërkoi ndërprerjen e funksionimit të këtyre operatorëve ilegal serb në Kosovë.
“Shembull për Telekom Serbia thotë se i ka 22 vendburime prej nga e transmeton frekuencën dhe këtu thuhet që janë edhe nëpër manastire fetare. Kjo është e paprecedentë dhe duhet të kritikohet. Qysh është e mundshme që të shfrytëzohen objektet fetare për gjëra të tilla ku ka ushtrim ilegal të aktiviteteve të cilat janë edhe vepra penale. Bile nga fusha e sovranitetit dhe integritetit territorial kjo është një vepër e rëndë penale. Ta ushtrosh një aktivitet të tillë kudo nëpër botë dënohen, a në Kosovë vendosen antena e burme të ndryshme edhe nëpër kisha e manastire. Kjo duhet të ndërpritet. Një rast në Gorazhdevc aty shfrytëzohet në shkollë, në shkollë është operatori, shkolla që është krejt destinacion tjetër, është për t’i mësuar nxënësit, aty kemi një strehim të një aktiviteti ilegal të papranueshëm dhe që duhet të ndalohet”, theksoi Konjufca.
Mirëpo, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se në veri nuk ka operator ilegal që nga marsi i vitit të kaluar. Lluka; Nuk ka operator ilegal në Veri (Video)
“Që nga 1 marsi i vitit të kaluar të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile kanë ndërprerë ndërsa posta vepron, vazhdon të jetë ashtu, mirëpo ka qenë pjesë e negociatave për të vazhduar, ashtu ka qenë edhe marrëveshja”, tha Lluka.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të pa efektshëm shqyrtimin e këtij raporti.
“Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve elektronike dhe postare për vitin 2016 tani në janar të vitit 2018 u tha edhe më herët nuk ka pothuajse asnjë efekt pozitiv, kjo e para për dy arsyeje sepse edhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni Funksional, Komisioni për Buxhet dhe Financa këto që japim sot në këtë seancë plenare nuk merren parasysh dhe nuk kanë kurrfarë efekti, në fakt ne presim që pas disa muajsh të vijë edhe raporti i vitit 2017. E dyta është fatkeqësi edhe sot e kësaj dite që Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta rishikoj rregulloren e punës së vetë me të cilën do të përcaktoheshin çartë penalltitë për Agjencitë e Pavarura në rast se një raport i punës i cili do institucioni të pavarur nuk aprovohet për shkak të përformancës së dobët”, tha ajo.
Të tjera
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...