Lajme

Kuvendi miraton Ligjin që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 27 July 2023

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Me këtë ligj parashihet edhe falja e tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit deri në lartësinë e faturës, por jo më shumë se 100 euro, për këtë vit, meqë faturat sivjet janë më të shtrenjta shkaku i rivlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Informacione të tjera rreth këtij ligji ka dhënë Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve. Sipas MFPT’së, ky ligj parasheh edhe lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

“Kuvendi ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Pronën e Paluajtshme dhe Projektligjin për Skemat Pensionale.  Ligji i ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme parasheh: mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro;  lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera