Lajme

Kuvendi miraton Ligjin për Provimin e Jurisprudencës

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 19 November 2021

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Provimin e Jurisprudencës, shkruan Gazeta Infokus.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se për herë të parë komisioni për Provim të Jurisprudencës nuk ka pasur asnjë ndikim apo presion nga organet qeverisëse.

“Përmes këtij ligji synohet avancimi i infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe rritjen e transparencës ne fushën e Jurisprudencës”, deklaroi Haxhiu.

-Advertisement-

Kurse, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se organizimi i këtij provimi duhet të bëhet nga një institucion i përhershëm që ka kapacitete, siç është Akademia e Drejtësisë dhe organet qeverisëse.

“Janë shumë çështje që duhet me i rishiku, për me dhënë një kontribut të rëndësishëm, që ky provim me qenë sa ma afër akademikëve e njerëzve që janë kompetent dhe sa më larg politikës”, tha Tahiri.

Të pranishëm në sallë ishin 65 deputetë, 58 votuan për, asnjë kundër dhe pesë abstenim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera