Lajme

Kuvendi miratojë 36 ligje në 22 seanca në sesion pranveror

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 01 August 2024

22 seanca të mbajtura, 36 ligje të miratuara ndër to edhe marrëveshje ndërkombëtare, shtatë rezoluta, gjashtë rekomandime, një deklaratë si dhe një statut, është bilanci i sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Kuvendi gjithashtu ka mbajtur 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme.

Ndërsa, sipas rolit të tij mbikëqyrës Kuvendi ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.

-Advertisement-

“Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 185 mbledhje, duke u propozuar seancës për shqyrtim 43 projektligje dhe 736 amendamente. Komisionet parlamentare gjithashtu kanë shqyrtuar 15 raporte të institucioneve të pavarura”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera