Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje
Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 15 November 2024
Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij institucioni. Sipas njoftimit, është nënshkruar kontratë e re me operatorin e njëjtë dhe se pagesa mujore për punëtoret e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro.
Siç theksohet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës, kontrata e fundit për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike është lidhur para nxjerrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro.
“Kontrata e mirëmbajtjes/pastrimit ka përfunduar më 14.11.2024, ndërkaq Kuvendi, pasi ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe bazuar në oferta, sot, më 15.11.2024 ka lidhur kontratë të re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike, me operatorin Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë“, thuhet në njoftim.
“Kuvendi bën të ditur se në respektim të Vendimit të Qeverisë për Pagën Minimale, në kontratën e lidhur sot pagesa mujore për punëtorët e mirëmbajtjes/pastrimit do të jetë së paku 400 euro.
Kuvendi është pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik“, theksohet në njoftim.
Në njoftim janë dhënë edhe pagat minimale bruto për stafin e kontraktuar për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike nga viti 2018:
Kontrata 21.12.2018 – 20.12.2021 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 21.12.2021 – 20.03.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 01.04.2022 – 30.04.2022 – paga minimale bruto: 250 euro.
Kontrata 01.05.2022 – 31.10.2022 – paga minimale bruto: 280 euro.
Kontrata 01.11.2022 – 30.04.2023 – paga minimale bruto: 280 euro.
Kontrata 01.05.2023 – 30.04.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.
Kontrata 15.05.2024 – 14.11.2024 – paga minimale bruto: 300 euro.
Të tjera
-
Fundjavë e vranët në vend, temperaturat maksimale shkojnë deri në 9 gradë
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe ...
-
Ali Ahmeti kërkon që në takimin me Qeverinë e Kosovës të diskutohet për çështjen e cënimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kërkua...
-
Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë nën dyshimet për korrupsion
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh u shkarkua të premten dhe më pas u...
-
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, Mexhiti tregon temat që do të diskutohen
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zhvilloj...
-
Lirohet nga akuza logopedi që tronditi opinionin me gjuhën ndaj pacientes 3-vjeçe me autizëm
Nëntorin e vitit 2022, opinioni në Kosovë u trondit nga disa audio-incizime q...
-
Momenti kur Lumbardh Salihu e befason moderatorin, pasi ai e pyet a e sheh si sakrificë ardhjen nga Zvicrra me jetu në Kosovë
Lumbardh Salihu, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Bedri Hamza shikon ndeshjet futbollistike: Me sy e zemër nga Kosova dhe Zvicra
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shih...
-
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, mendjen e kemi te e ardhmja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetor...
-
“Po më dhemb shpirti” – Emocionon Lumbardh Salihu, pasi për herë të parë flet për këtë çështje
“Me të thanë të drejtën shpirti po më dhemb”, kështu u shpreh Lumbardh Salihu...
-
Haradinaj falënderon ShBA-në për përkrahjen dhe besimin në rininë kosovare
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet ...
-
Rrusta e PSD-së: Vëllezërit e Fitore Pacollit po dalin me qenë etapa të ndryshme të një pushteti të pistë
Teutë Rrusta nga PSD-ja ka reaguar në lidhje me grantin 100 mijw eurosh q...
-
Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbretërisë së Bashkuar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...