Lajme

Kuvendi mblidhet sot për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 10 May 2017

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare në të cilën do të bëjë shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga partitë opozitare.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë vjenë me kërkesën e grupeve parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e mbështetur nga 42 deputetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera