Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare gjatë kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 23 October 2023

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e kryesisë kanë marrë vendim për mbajtjen e tri seancave plenare gjatë kësaj jave.

Kusari-Lila potencoi se dy seanca do të mbahen të enjten dhe një tjetër të premten.

“Nga mbledhja e rregullt e kryesisë së Kuvendit u dakordua që këtë javë të kemi tri seanca, e para seancë e 26 tetorit ditën e enjte nga ora 10:00. Në të njërën ditë me fillim nga ora 12:00, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila dot ë trajtojë një rezolutë për koficientin e pagave në sektorin publik”, u shpreh Kusari-Lila.

-Advertisement-

“Kryesia është dakorduar që të mbajë seancë edhe ditën e premte me fillim në orën 11:00, në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje rezolutës së miratuar në Parlamentin Evropian, në lidhje me ngjarjet e 245 shtatorit, të gjitha këto vendime janë vendim e të cilat janë bërë në dakordim me anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentarë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera