Kuvendi mban seancë, 30 pika në rend dite
Autori: Gazeta inFokus
07:20 | 30 January 2019
Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 mban seanca plenare.
Në rend të ditës janë gjithsej 30 pika, ndër të cilat: votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
7. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Raiffeisen Bank International AG për Projektitn e ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Ferizajt,
9. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën e Shtimes,
10. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës,
11. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për Komunën e Istogut,
12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
15. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
16. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
17. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
18. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
19. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
20. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,
25. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
26. Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC,
27. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,
28. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. KI 08/09, dt. 17 dhjetor 2010, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-799, dt. 19 mars 2014, Vendimit të Qeveris së Republikës së Kosovës, nr. 08/186, dt. 29 prill 2014 i hyrë në fuqi më 12 maj 2014 dhe të dy (2) udhëzimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. C-V-14-4099 dhe nr. C-V-14-4332, dt. 13 qershor 2014,
29. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Korab Sejdiu, lidhur me nevojën urgjente për vendosje të sanksioneve ekonomike (përfshirë embargon) dhe sanksioneve politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti,
30. Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...


































