Lajme

Kuvendi Komunal i Malishevës dështon ta zgjedhë kryesinë e re!

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 12 January 2018

Në mungesë të votave të nevojshme Kuvendi Komunal i Malishevës nuk ka arritur të zgjedhë kryesinë e re.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i VV-së, Alban Krasniqi. Ai ka thënë se pas dështimit të pozitës në zgjedhje të kryesisë, kjo është një mundësi reale e opozita lokale për të zgjedhë kryesuesin nga radhët e saj.

“Ky do të ishte lajm i mirë për qytetarët e Malishevës pasi që mundëson një kontroll më të madh dhe ndikim ndaj vendimarrjes së pushtetit lokal i cili shquhet për vendime e veprime të dëmshme”, u shpreh Krasniqi përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Sot, dështoi mledhja e Kuvendit Komunal në Malishevë dhe rrjedhimidht dështoi edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Sot, gjithashtu u pa qartë se opozita lokale ka mundësinë reale të zgjedhë kryesuesin nga radhët e saj.
Ky do të ishte lajm i mirë për qytetarët e Malishevës pasi që mundëson një kontroll më të madh dhe ndikim ndaj vendimarrjes së pushtetit lokal i cili shquhet për vendime e veprime të dëmshme.
Të hënën është thirrur mbledhja e radhës në të cilën opozita do duhej të ngritej mbi çfarëdo interesi individual apo grupor dhe të votonte kryesuesin nga radhët e saj.

Në këtë komunë ka dalë fitues i zgjedhjeve Nisma për Kosovën në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera