Lajme

Kuvendi Komunal i Podujevës në zgjedhje? Nesër e treta e vërteta!

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 29 December 2021

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Podujevës as në tentimin e dytë nuk kanë arritur të zgjedhin kryesuesin e këtij institucioni.

Në mungesë të marrëveshjes politike me partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e nevojshme për të zgjedhur kryesuesin.

Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post është Adelina Stublla.

-Advertisement-

Në anën tjetër, nga Vetëvendosje kanë bërë me dije për Indeksonline se nesër do të provojnë sërish zgjedhjen e kryesuesit.

Nga ky subjekt kanë bërë thënë se, nëse deri më dy janar nuk bëhet konstituimi i Kuvendit Komunal, atëherë do të shkohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për asamblenë komunale.

Kujtojmë se LDK ka numrin më të madh të këshilltarëve në asamblenë komunale.

Kjo e fundit nuk ka propozuar asnjë kandidat për kryesues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera