Kuvendi jofunksional, rreth 200 mijë euro për paga
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 19 January 2020
Rreth 200 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat bazë të deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, pavarësisht se ky institucion nuk është duke punuar.
Ky dëm për buxhetin e vendit vlerësohet se po bëhet për shkak të ngecjes mes dy subjekteve politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë kësaj periudhe të mosfunksionimit, Kuvendi do të ishte dashur të formoheshin komisionet parlamentare për të vazhduar proceset përpara të cilat kanë mbetur në gjysmë, transmeton Klan Kosova.
Demhasaj theksoi se deputet që kanë dhënë betimin kanë të drejtën e marrjes së pagës bazë, por kjo do t’i kushtoj buxhetit dhe vendit, pasi ata nuk mund të përfundojnë asnjë punë, por vetëm në mënyrë formale.
“Prej seancës se 26 dhjetorit Kuvendi konsiderohet i konstituuar. Për faktin se është zgjedhur Kryetari dhe Kryesia. Puna tjetër që është dashur me vazhduar do të ishte formimi i komisioneve parlamentare. Prej momentin kur deputetët e kanë dhënë betim në seancë dhe është konstituuar, gjithë deputetët marrin pagën bazë”.
“Rreth 200 mijë euro do të kushtoj brenda një muaji. Pasi që paga bazë shkon deri në 1500 euro. Edhe pse Kuvendi është funksional formalisht, pagat që deputet i marrin mund të konsiderohet një dëm për buxhetin pasi ata nuk janë duke punuar, thjesht po presin një marrëveshje për krijimin e Qeverisë”, ka thënë ai.
Kurse, analisti politik, Artan Murati fajëson dy partitë politike për mos formimin e Qeverisë, andaj thotë ai se edhe Parlamenti nuk është funksional.
Murati e ka cilësuar si kosto të lartë për shtetin pagat bazë të deputetëve për shkak të gjendjes ekonomike në vend.
Por, Murati shpreson që me fillimin e punës së Kuvendit, deputet t’i kompensojnë më punë të duhur këto paga.
“Legjislatura e shtatë ndonëse është konstituuar me 26 dhjetor, deputet vazhdojnë të mos-ushtrojnë funksionin e tyre, pasi ende nuk ka Qeveri. Është e vështirë që të kemi një legjislaturë funksionale nëse nuk ka Qeveri. Numri i komisioneve parlamentare varet nga i ministrive dhe konkretisht secilit komision do t’i caktohej një ministri përkatëse për ta bërë mbikëqyrjen”.
“Nga momenti i dhënies së betimit, deputetët fillojnë të marrin pagat bazë. Kjo është një kosto e lartë për shtetin, duke pasur parasysh situatën socio-ekonomike në të cilën gjendet vendi. Si kundërvlerë e asaj page të cilën e marrin të kemi një punë të mirëfilltë të cilët e bëjnë, por që për momentin është e pamundur pasi ende nuk kemi Qeverinë. Këto paga të marra ti kompensojnë më punë të mirëfilltë”, ka thënë Murati.
Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ky veprim, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka kthyer bisedimet për koalicion në pikën zero. Liderët e të dy partive, Kurti dhe Mustafa, janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për arritjen e marrëveshjes.
Të tjera
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...