Lajme

Kuvendi i thotë po Projektligjit për dialog me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 02 February 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Projektligjit për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë. Në në shqyrtimin e parë të Projektligjit për votuan 61 deputetë, aq sa morën pjesë në votim.

Para votimit është zhvilluar një debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës ndërsa më të zëshmit kanë qenë deputetët e PSD-së dhe ata të VV-së, të cilët kanë pasur akuza dhe kundërakuza të shumta mes vete.

Ndërsa deputetja Haxhiu ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë Projektligj, shkruan inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera