Lajme

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, për 80-vjetorin e çlirimit të vendit

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 29 November 2024

Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit.

Pjesëmarrësve iu mundësua të vizitojnë Sallën e Seancave Plenare dhe Kryesinë e Kuvendit.

Në këtë aktivitet morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla “1 Maji” e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe shtetas të huaj.

-Advertisement-

Vizitorët u njohën nga afër me historinë dhe veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, duke u bërë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptar, raporton A2 CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera