Lajme

Kuvendi i Shqipërisë diskuton të enjten rezolutën për Kosovën, Rama pritet të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 11 October 2023

Këtë të enjte Kuvendi do të diskutojë rreth rezolutës së Kosovës dhe pritet që dita të jetë e ngarkuar me debate.

Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, por megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent. Kjo pasi burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Rama do të fluturojë të enjten drejt Britanisë së Madhe.

Pritet që kryeministri të ketë një takim me homologun e tij britanik, Rishi Sunak me të cilin do të diskutohet ndër të tjera për emigrantët shqiptarë në Britani.

-Advertisement-

Megjithatë, siç shprehen edhe socialistët, Rama mund të jetë prezent në sallë në fillim të seancës.

Ditën e nesërme në Parlament pritet të diskutohet 5 orë për rezolutën e Kosovës, por të pritshme janë gjithashtu edhe debatet mes vetë demokratëve pas përjashtimit të disa prej tyre nga Grupi Parlamentar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera