Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 15 September 2022
Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën.
Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.
“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.
Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë.
Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai po ashtu tha se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.
Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.
Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviq, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Deptueti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

Të tjera
-
“Zotri President, përfundo punën!”, thirrje ushtarake për Trump në Tel Aviv
Një billboard i madh i vendosur në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit i bë...
-
Në 2024-ën, VV-ja me vlera milionëshe të të hyrave dhe shpenzimeve
Në “Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit të pavarur” për vitin...
-
Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës
ashmë është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporti vjetor finan...
-
Publikohen shifrat – Sa pati të hyra e sa shpenzoi LDK-ja vitin e kaluar?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet vjetore financiare të pa...
-
I quajti nomadë, Lushaku i përgjigjet Kurtit: Është koha të lëshosh rrugë meqë s’po mund ta shohësh Kuvendin si shtëpinë tënde
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së kryet...
-
Një kafe deri në 3 euro – Paralajmërohen rritje e çmimeve në Kosovë pas 1 korrikut
Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut Kosova do të pëso...
-
Nga Kuvendi në pishinë – Albin Kurti e bën ‘sefte’ gurthemelin në Podujevë
Teksa vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe politike, kryeministri...
-
“S’mund të regjistrohet automjeti pa shlyer të gjitha gjobat” – DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me Nenin 89, p...
-
Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë
Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të ...
-
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sul*mon një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë ir...
-
KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar rap...
-
Sul*mi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar”
Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin...