Kuvendi i Podujevës nëse nuk konstituohet deri më 3 janar do të shkojë në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 29 December 2021
Kuvendi Komunal i Podujevës duket se është në përpjekjet e fundit për të zgjedhur kryesuesin në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvend, shkruan Gazeta Infokus.
Kuvendi i Podujevës është duke mbajtur mbledhjen për të zgjedhur kryesuesin.
Kjo mbledhje që ka filluar me një gjysmë ore vonesë, dhe duket se është përpjekja e fundit për të zgjedhur kryesuesin në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvend.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës Pajtim Balaj ka thënë se nëse nuk konstituohet kuvendi deri më 3 janar, Kuvendi Komunal i Podujevës mund të shkojë në zgjedhje.
“Pa ndonjë arsye bindëse të prirë nga LDK-ja, më pas pasuan PDK-ja dhe AAK-ja, e gjithë opozita e braktisi seancën, kështu e pamundësuan mbajtjen e seancës. Proceduralisht nëse nuk zgjidhet kryesuesi, nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më 3 janar, Kuvendi i Podujevës mund të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Balaj, për Klan Kosovën.
Ndërsa nga LDK-ja ka thënë se nuk do të marrin pjesë në proces.
“Sikur kemi thënë edhe herën e kaluar, ne nuk do të marrim pjesë në këtë proces. Barra për formimin e institucioneve bie mbi partinë fituese dhe ne nuk marrim pjesë në këtë proces”, ka thënë këshilltari i LDK-së, Valon Demolli gjatë mbledhjes që është duke u mbajtur./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...