Lajme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 27 October 2023

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë një seancë të veçantë, në orën 11, kështu ka vendosur të hënën Kryesia e Kuvendit.

Deputetët e Kuvendit pritët që të debatojnë rreth miratimit të “Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP)”.

Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane, si dhe të bashkërendojë politikën e vet strategjike me akterët ndërkombëtar në veçanti me amerikanë.

-Advertisement-

Ndryshe, dje janë mbajtur dy seanca të Kuvendit të Kosovës, kurse sot pritet të mbahet seanca e e tretë, kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e së hënës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera