Kuvendi i Kosovës pa seanca plenare qe tri javë
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 11 November 2021
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lënë anash angazhimet e tyre në Kuvend, duke u përkushtuar në zgjedhjet lokale 2021.
Kësisoj, në mungesë të kuorumit për disa ditë radhazi kanë dështuar të mbahen mbledhjet e komisioneve parlamentare, kurse seancat plenare nuk janë mbajtur që tri javë.
Mos mbajtja e seancave po shihet si shqetësuese nga njohësit e fushës që bëjnë edhe monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës.
Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me dinamikë të ulët të punës, teksa ka thënë se kanë dështuar të mbahen tri mbledhje radhazi të Kryesisë së Kuvendit.
“Kryesia e Kuvendit kohëve të fundit ka pasur probleme të theksuara me kuorumin për çka edhe tash e tri mbledhje radhazi nuk ka arritur të zhvilloj mbledhje të rregullta e njëkohësisht të caktoj edhe mbajtjen e seancave plenare. Në fakt, Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me një dinamikë të ultë të punës për shkak të fokusit që kanë pasur partitë politike të zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrja e deputetëve nëpër aktivitete zgjedhore nëpër komuna”, është shprehur ajo.
Haxhiu tha se edhe Kryesia e Kuvendit tashmë është me një anëtar më pak për shkak të dorëheqjes së Bedri Hamzës.
“Disa deputetë, madje, edhe kanë qenë vet pjesë e garës zgjedhore e një pjesë e tyre deputetë që kanë funksione udhëheqëse brenda Kuvendit, siç është rasti me nënkryetarin nga radhët e PDK-së, Hamza. Tashmë, Hamza edhe ka dhënë dorëheqja nga pozita e deputetit rrjedhimisht edhe Kryesia është me një anëtar më pak deri në zgjedhjen e nënkryetarit të ri. Dorëheqja e Hamzës në njërën anë, bojkoti i Listës Serbë rrjedhimisht anëtarit të tyre në Kryesi në anën tjetër dhe mungesat e kohëpaskohshme edhe të anëtarëve të tjerë të Kryesisë, ka bërë që Kryesia të ketë të pamundur arritjen e kuorumit prej katër anëtarëve në mënyrë që t’i zhvillojë mbledhjet e saj”, tha mes tjerash Haxhiu për Telegrafin.
Duke folur për punën që është bërë në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu tha se prej fillimit të sesionit vjeshtor janë mbajtur vetëm tri seanca plenare, ku janë miratuar vetëm katër ligje.
“Mos mbajtja e mbledhjeve të Kryesisë, ka pamundësuar edhe caktimin e seancave të reja plenare duke bërë kështu që çështjet që janë tash e tri javë në pritje për tu shqyrtuar nga deputetët të shtyhen deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe kthimit të vëmendjes së deputetëve në punën në Kuvend. Pjesa dërrmuese e pikave që po presin shqyrtim janë projektligje, shqyrtim në lexim të parë dhe deri tani në procedurë të shqyrtimit në Kuvend janë 54 projektligje. Prej fillimit të sesionit vjeshtor, Kuvendi ka mbajtur vetëm tri seanca plenare dhe ka miratuar vetëm katër ligje, tre prej tyre marrëveshje ndërkombëtare”, ka pohuar Haxhiu.
Që deputetët i kanë dhënë më shumë prioritet fushatës zgjedhore se sa angazhimeve në Kuvend e thotë edhe Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.
Krasniqi pohoi se seancat plenare kanë qenë të pakta e po ashtu dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.
“Në zgjedhjet lokale 2021, shumë deputetë kanë qenë direkt të përfshirë në fushatën zgjedhore si kandidatë për kryetar të komunave. Por edhe deputetë të tjerë që nuk kanë qenë kandidatë, janë përshirë aktivisht në fushatë duke mbështetur bashkëpartiakët e tyre. Kësisoj, deputetët i kanë dhënë prioritet fushatës zgjedhore në raport me angazhimin e tyre në Kuvend. Seancat plenare kanë qenë të pakta, dhe po ashtu edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare”, ka thënë ai.
Krasniqi tha se mos mbajtja e seancave plenare do të shkaktojë grumbullimin e çështjeve të cilat presin vendimmarrje.
“Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, po vërehet një intensifikim më i madh i punës së Kuvendit sa i përket numrit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Mirëpo, nëse kjo nuk përcjellët me mbajtjen e seancave plenare, do të shkaktojë grumbullim të çështjeve të cilat presin vendimmarrje në Kuvend, që edhe ashtu kanë filluar të grumbullohen.
Reduktimi i aktiviteteve të Kuvendit ka shkaktuar pengesa në funksionimin e rregullt edhe të institucioneve të tjera. Ta zëmë, vetëm zvarritja e zgjedhjes së anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), është duke penguar zhvillimin ekonomik të vendit, pasi shumë kontrata me operatorët ekonomik nuk po mund të nënshkruhen, si dhe po dëmtohen shërbimet të cilat do të duhej t’i ofroheshin qytetarëve. Ngjashëm është edhe me mos shqyrtimin e projektligjeve apo mbikëqyrjen e institucioneve tjera, përfshirë këtu edhe qeverinë”, është shprehur ai për Telegrafin.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor.

T� tjera
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...



































