Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca plenare

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 20 July 2022

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për dy seanca plenare. Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka publikuar edhe pikat e rendit të ditës për dy seancat.

Pikat e rendit të seancës së parë janë:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ndërsa pikat e rendit për seancën e dytë janë:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,

Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.​

Të tjera