Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 06 December 2021

Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.

Me 84 vota për, asnjë kundër, deputetët kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+).

-Advertisement-

Gjithashtu, në seancën e sotme janë miratuar edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera