Lajme

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 03 March 2022

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e quajti të papranueshëm invazionin e Rusisë mbi popullin e Ukrainës.

“Të mbajmë një minutë heshtje për të gjitha viktimat civile të cilat u vranë për shkak të invazionit rus të papranueshëm dhe të paprovokuar të Federatës ruse mbi popullatën e pafajshme të Ukrainës”, tha Konjufca.

-Advertisement-

“Zemrat dhe mendjet tona janë me ta dhe me familjet e tyre”, përfundoi i pari i kuvendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera