Lajme

Kuvendi i hap dyert për bashkatdhetarët – deputetët i njoftojnë me punën e aktivitetet

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 24 July 2023

Kuvendi i Kosovës për dy ditë me radhë do të pres bashkatdhetarët që duan ta vizitojnë organin legjislativ.

Mëngjesin e së hënës ata u pritën nga deputetët të Kuvendit. Të parët erdhën babë e birë Emin dhe Adrian Simnica.

Emin Simnica tha se çdo vit e vizitojnë Kuvendi sa herë që vijnë në Kosovë.

-Advertisement-

“Jam nga Gjermania, këtu jem prej fshatit Bardh i Madh komuna e Fushë-Kosovës. Jemi qe 10 ditë. Për çdo vit vijmë në Kosovë, sa herë ka aktivitet na vijmë. Ne kemi ardhur të parët sot këtu”.

Përderisa djali i tij, Ardiani tha se mezi pres që të vijë në vendlindje për pushime.

“Dita shumë ë mirë, kemi shumë qef me ardh në Kosovë, sidomos gjenerata e jem kanë shume qef. E duma venin, s’mujna me prit për me ardh në Kosovë për pushime”.

“Për neve që jem jashtë venit është zor me u kthyer po shpresojmë që kur të bohem pak me të vjetër me ardh apet në Kosovë”/EO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera