Fokus

Kuvendi i Deçanit jep tender 40 mijë euro për mbrojtje ndaj koronavirusit, por nuk dinë si shkruhet fjala “Higjienë”

Autori: Halil Berisha 10:02 | 09 April 2020

Kuvendi komunal i Deçanit ka publikuar një njoftim për dhënie të kontratës për furnizim me material për higjienë e masa kundër koronavirusit të ri.

Për këtë komuna e Deçanit kishte paraparë plot 40 mijë euro, derisa tenderin e dha për 100 euro më pak, për 39 mijë e 900 euro, shkruan gazeta inFokus.

Por, ajo çka bije në sy më shumë se krejt këto është se derisa kanë dhënë 40 mijë euro të qytetarëve për këto gjëra nuk dinë se si shkruhet fjala “higjienë”, këtë e shkruajnë me fjalën Hixhen.

-Advertisement-

Kjo shihet në titullin e kontratës.

“Furnizim emergjent me material hixhenik dhe material tjetër për masat mbrojtëse kundër COVID 19”.

Tenderin e ka fituar “N.T.SH Gipa”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera