Uncategorized

Kuvendi i akrabave

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 28 June 2017

Përbërja e re e Kuvendi të Kosovës do të jetë “sui generis”.

Liderët e partive janë kujdesur që në legjislativ t’i marrin edhe familjarët e tyre, shkruan Gazeta Zëri.

Kështu, ulëse në Kuvend kanë siguruar vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj. I pari është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër.

-Advertisement-

 Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, pritet të hyjë në Kuvend bashkë me familjarin e tij, Islam Pacollin, partia e të cilëve ka qenë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk dihet nëse edhe lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, do të shkojë në Kuvend bashkë me mbesën e tij, Adea Batusha.

Por, vend në Kuvend kanë siguruar edhe familjarët e politikanëve më me ndikim në vend. Mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, pritet të jetë deputete e legjislativit të gjashtë.

Në këtë përbërje të Kuvendit do të jetë edhe djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, Mërgimi, vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta, etj.

Kjo e fundit madje pritet ta udhëheqë seancën solemne të Kuvendit bashkë me deputetin më të vjetër, Adem Mikullovcin e lëvizjes “Vetëvendosje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera