Kuvendi formoi organin për përzgjedhjen e anëtarëve në OSHP
Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 11 Maj 2022
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 69 vota pro kanë formuar sot Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Ky proces u kritikua nga opozita të cilët nuk morën pjesë në votim, ndërsa pro votuan deputetët e mazhorancës, Listës Serbe dhe komunitetet të tjera jo shumicë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se Qeveria Kurti është bërë pjesë e një afere korruptive në OSHP me tender njëburimor.
Ai tha se e njëjta nuk ka respektuar as procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve me konkurs, derisa ironizoi edhe me qëndrimin e kryeministrit Kurti në SHBA.
“Qeveria është pjesë një afere korruptive me tender njëburimor, ky është problemi që e ka ky vend. Çka ka ndodhur sot, një orë para se të fillojë kjo pikë e rendit të ditës, qeveria online, kryeministri prej Uashingtoni, a ku është, e ka ndalë Conter Strike dhe e ka ndërruar një emër se cili do të shkojë para panelit përzgjedhës”, tha ai.
Kritik u shfaq edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili i kërkoi ekzekutivit t’i tërheq emrat për anëtarët e OSHP-së.
“Qeveria t’i tërheqë këto propozime, të shkojë me procedura të shpejta ose me konkurs. Mendoj se s’ka rrugë tjetër që të zgjidhen anëtarët dhe kandidatët që plotësojnë kriteret në organin shqyrtues të prokurimit”, deklaroi ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit të OSHP-në.
“Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit në OSHP-së, për të vendosur një bord që i shkon përshtati kontraktimit të vetë qeverisë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, këtyre akuzave iu kundërpërgjigj, ushtruesja e detyrës së shefes së GP të Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Nuk mund ta prishim një praktikë që tregon rezultate pozitive. Andaj nëse dëshirojnë të gjejnë arsye për destruktivitetin e tyre në raport me proceset e rëndësisë le të provojnë metoda të tjera. Ne kemi në trajtim një pikë që është e rëndësisë së veçantë”, tha ajo.
Anëtarët e organit për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së janë, Rrustem Thaçi nga Gjykata Supreme, Françiska Zhitia-Imeri nga Gjykata e Apelit dhe Nikolla Petronjeviq nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...





























