Fokus

Kuvendi është gati për votimin e ushtrisë së Kosovës

Autori: Anita Krasniqi 15:50 | 07 December 2018

Vendet ndërkombëtare nuk e mirëpritën vendimin e Republikës së Kosovës për transormimin e FSK-së në ushtri.

Por, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj , është shprehur i bindur se ushtria do të formohet me 14 dhjetor.

E kështu u shprehen edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës( KDI). Artan Murati, hulumtues në KDI, për gazetën inFokus ka thënë se Kuvendi veç është bërë gati për të përmbyllur këtë proces.

-Advertisement-

“Çështja e transformimit të FSK-së në ushtri po duket si punë e kryer, sidomos tani kur edhe ambasadori i ri amerikan në intervistën e tij të fundit nuk e kundërshtoj këtë ide. Normalisht, qasja e deputetëve të Kuvendit nga fillimi ka qenë e qartë, se duhet të ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme për të përfunduar këtë transformim. Edhe komisionet përgjegjëse në Kuvend kanë shqyrtuar projektligjet dhe kanë përfunduar punën e tyre, dhe Kuvendi veç është bërë gati për të përmbyllur këtë proces. Përderisa Kosova ka përkrahjen e SHBA-ve, do të jetë më e lehtë edhe transformimi gradual i FSK-së në ushtri të rregullt” tha Murati.

Së fundmi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke i inspektuar autoblindat e ushtrisë amerikane.

Gjatë vizitës së tij në Gardën Kombëtare të Iowa-s, në SHBA, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjën për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera